MiLi.16
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 c.ronaldo fiton topin e arte

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
mili@bossi.de
Admin
mili@bossi.de


Numri i postimeve : 222
Age : 30
Location : /////////////////////////////////////////////////////////////////
Job/hobbies : //////////////////////////////////////////////////////
Humor : /////////////////////////////////////////////////////////////
Registration date : 25/11/2008

c.ronaldo fiton topin e arte Empty
MesazhTitulli: c.ronaldo fiton topin e arte   c.ronaldo fiton topin e arte Icon_minitimeMon Jan 19, 2009 8:05 am

Superylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, e ka fituar Topin e Artë për punën që ka bërë në frymëzimin e skuadrës së tij drejt fitoreve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës Premier. Anësori i Barcelonës, Lionel Messi, u rendit i dyti, ndërsa vendin e tretë e zuri sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, në një votim ku morën pjesë 96 gazetarë nga mbarë bota. Ronaldo, i cili vitin e kaluar ishte i dyti pas Kakasë, është portugezi i parë që e ka fituar Topin e Artë që nga viti 2000, kur e kishte fituar Luis Figo. Me këtë çmim, Ronaldo ndjek hapat e legjendave të United, Denis Law (1964), Bobby Charlton (1966) dhe George Best (1968), të cilët janë po ashtu fitues të këtij çmimi i cili më parë është quajtur Futbollisti Evropian i Vitit. Ylli portugez i Mançester Junajtedit është shprehur tejet i lumtur pasi është shpallur fitues i çmimit prestigjioz "Topi i artë". “Kjo është njëra nga ditët më të lumtura të jetës sime. Kam ëndërruar që do ta fitoja këtë trofe që kur isha fëmijë. Ata që më njohin do t’ua konfirmojnë se fitimi i këtij trofeu për mua është realizimi i një ëndrre”, ka pohuar 23-vjeçari, Ronaldo për “France Football”, duke shtuar: “Jam vetëm 23-vjeç dhe ky çmim është madhështor. Është diçka e pabesueshme. Ky trofe bëhet edhe më çmuar kur kujtoj gjithë ata emra të mëdhenj që kanë konkurruar sivjet për ta fituar. Mesi është i dyti, Torres i treti, por aty ka edhe lojtarë tjerë, siç është Çavi”. Ndërkohë futbollisti argjentinas në radhët e Barcelonës, Lionel Mesi, ka pohuar se nuk është i zhgënjyer me pozitën e dytë në anketën e "France Football" për çmimin "Topi i artë". "As më parë nuk jam marrë shumë me këtë çmim, kurse tash edhe më pak. Për fat të mirë gjërat për mua po shkojnë si duhet, kurse edhe më herët kam theksuar se për mua më i rëndësishëm është suksesi i skuadrës se sa suksesi individual. Përndryshe jam vetëm 21-vjeç dhe para vetës kam shumëçka për të fituar", ka pohuar Mesi.


Rezultatet e përgjithshme:

1. Cristiano Ronaldo (Portugali, Manchester United), 446 pikë

2. Lionel Messi (Argjentina, Barcelona), 281 pikë

3. Fernando Torres (Spanjë, Liverpool), 179 pikë

4. Iker Casillas (Spanjë, Real Madrid), 133 pikë

5. Xavi Hernandez (Spanjë, Barcelona), 97 pikë

6. Andrei Arshavin (Rusi, Zenit St Petersburg), 64 pikë

7. David Villa (Spanjë, Valencia), 55 pikë

8. Kaka (Brazil, Milan), 31 pikë

9. Zlatan Ibrahimovic (Suedi, Inter), 30 pikë

10 Steven Gerrard (Angli, Liverpool), 28 pikë

11. Marcos Senna (Spanjë, Villarreal), 16 pikë

12. Emmanuel Adebayor (Togo, Arsenal), 12 pikë

13. Wayne Rooney (Angli, Manchester United), 11 pikë

14. Sergio Aguero (Argjentina, Atletico Madrid), 10 pikë

15. Frank Lampard (Angli, Chelsea), 8 pikë

16. Franck Ribery (Francë, Bayern Munich), 7 pikë

17. Samuel Eto'o (Cameroon, Barcelona), 6 pikë

18. Gianluigi Buffon (Itali, Juventus), 5 pikë

19. Michael Ballack (Gjermani, Chelsea), Cesc Fabregas (Spanjë, Arsenal), 4 pikë

21. Didier Drogba (Ivory Coast, Chelsea), Sergio Ramos (Spanjë, Real Madrid), Nemanja Vidic (Serbi, Manchester United), 3 pikë

24. Edwin van der Sar (Holandë, Manchester United), Ruud van Nistelrooy (Holandë, Real Madrid), 2 pikë

Asnjë votë:
Karim Benzema (Francë, Lyon),
Pepe (Portugali, Real Madrid),
Luca Toni (Itali, Bayern Munich),
Rafael van der Vaart (Holandë, Real Madrid), Yuri Zhirkov (Rusi, CSKA Moskë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mili.albanianforum.net
The-boOx

The-boOx


Numri i postimeve : 35
Age : 29
Location : shkup
Registration date : 20/01/2009

c.ronaldo fiton topin e arte Empty
MesazhTitulli: si scheveschenko   c.ronaldo fiton topin e arte Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 3:58 pm

si scheveschenko hhehe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
c.ronaldo fiton topin e arte
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
MiLi.16 :: Sport-
Kërce tek: